Mirë se vini në Alb-Souvenirs!

Pak rreth nesh....

Shoqëria “alb-souvenirs” ju ofron punime artistike në metalet argjend , bakër , bronz , alumin.
Këto punime artistike , me shumë fantazi , të krijuara nga një staf artistësh , skluptor piktorë ,fotograf , teknikë metalesh e shumë bashkëpunëtorë të tjerë , na bëjnë krenar për paraqitjen e tyre.
Tek ne Ju do të gjeni të skalitura me mjeshtëri të lartë në metalet e sipërpërmëndura ( pastërtia e të cilave është maksimale ) simbolet tona kombëtare, copëza nga kultura dhe historia jonë shekullore...Heroi ynë kombëtar
Gjergj Kastrioti – Skënderbeu , flamuri i tij , qytetet e atdheut tonë, pasuritë e çmuara arkeologjike që ato mbajnë etj , dmth , gjithë ato simbole e vlera që na  dallojnë nga kombe të tjerë janë objekt i grupit tonë realizues.

Të bindur për këto punime artistike, me zemër të hapur, kemi kurajon të themi që : kur egziston dashuria për atdhe si dhe bashkimi në mendim e ide (Skëndërbeu), shqiptarët bëjnë mrekullira.
Duke i mbajtur pranë këto simbole të gdhëndura me dashuri në metale të pavdekshme aty ku punojmë e jetojmë apo kudo që gjendemi nëpër botë ne ruajmë e forcojmë ndjenjën kombetare , identitetin tonë , Shqipërinë.

Duke i mbajtur në ambjentet tona këto vepra ne shëmbëllejmë dhe i themi kujtdo që i shikon :

 “...Ti Shqipëri më ep nder, më ep emërin “SHQIPTAR..."

Ju mirëpresim